BallinaLajmeLushtaku: Dorëheqja e Krasniqit, le të shënojë një moment që unifikon edhe...

Lushtaku: Dorëheqja e Krasniqit, le të shënojë një moment që unifikon edhe më tepër PDK-në

Të ngjajshme

Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur...

Bayern mbyll derën për largimin e Michael Olise, refuzohet oferta 200 milionë euro

Bayern Munich ka bërë të qartë qëndrimin për të...

Azemi: KEDS/KESCO po vjedhë me njehsor elektrikë, duhet të jepet përgjegjësi

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur...

Sami Lushtaku, kryetari i Skenderajt nga radhët e PDK-së, ka falënderuar Memli Krasniqin për punën dhe lidershipin që ka treguar sa ishte në krye të kësaj partie politike.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se dorëheqja e Krasniqit duhet të shënojë një moment të ri në të mirë të PDK-së.

“Në emër tim dhe të strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës në Skënderaj, shpreh falënderimin dhe respektin më të lartë për punën, angazhimin dhe lidershipin e treguar nga kryetari i deritanishëm i PDK-së, Memli Krasniqi.”

“PDK është parti shtetformuese dhe shtetndërtuese, e cila ka vizion të qartë për zhvillimin e vendit, prandaj ky vendim i dorëheqjes le të shënojë një moment të ri i cili e fuqizon, e rrit dhe e unifikon edhe më tepër PDK-në,” ka thënë Lushtaku.

Lushtaku i ka uruar suksese Krasniqit për më tutje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz