BallinaLajmeOsmani priti në takim përfaqësuesit e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë...

Osmani priti në takim përfaqësuesit e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë

Të ngjajshme

Granit Xhaka bën asist fantastik ndaj Gjermanisë (VIDO)

Një super ndeshje miqësore po zhvillohet sonte, mes Zvicrës...

Gimbo rikthehet në BBVA, Selin i hidhet në krahë

Sfida e mosreagimeve vijon në shtëpinë më të famshme...

Kurti për takimin me Macron në Paris: Fokus në siguri, integrim dhe bashkëpunim ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë...

Kosova U21 mposhtet në ”Fadil Vokrri” nga Rumania U21

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka pësaur humbje nga Rumania...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim drejtorin e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës (IKKL), Atdhe Hetemin.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me punën e deritanishme të institutit, sfidat, si dhe rëndësinë e vazhdimit të dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Osmani përgëzoi ekipin e IKKL-së për punën e tyre dyvjeçare dhe dorëzimin e raportit të dytë vjetor të institutit.

Po ashtu është bërë e ditur se në takim u theksua se deri më sot, IKKL-ja ka grumbulluar rreth 400 metra linearë material fizik dhe mbi 20 terabajtë të dhëna digjitale, të siguruara nga 650 burime të ndryshme.

Sipas Osmanit dokumentimi, arkivimi dhe hulumtimi mbi krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë janë thelbësore jo vetëm për të ruajtur kujtesën kolektive të popullit të Kosovës, por edhe për të hedhur dritë mbi të vërtetën e gjenocidit nga ana e Serbisë.

 “Nuk duhet të lejojmë që historia të harrohet, përkundrazi, duhet  ta forcojmë thirrjen tonë të përbashkët që drejtësia të vihet në vend”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Në këtë kontekst, ajo nënvizoi nevojën për bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, veçanërisht me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës, për të siguruar që çdo dëshmi të përdoret në funksion të drejtësisë.

 Osmani, gjithashtu vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me qytetarët, ndaj ftoi ata që të kontribuojnë në punën e IKKL-së, duke ofruar materiale dhe dëshmi që ndihmojnë në ndriçimin e vuajtjeve të familjeve të tyre gjatë luftës./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz