Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Andorra për ndeshjen kualifikuese pë Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë kanë zbarkuar në La Vella, Andorra mesditën e sotme.
Saktësisht në orën 12:45 ekipi ka mbërritur, teksa bashkë me futbollistët dhe stafin e Kombëtares ka udhëtuar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Kreu i SFHF-së ndodhet kështu bashkë me ekipin, ndërssa iu qëndron pranë në prag të një prej sfidave më delikate që kuqezinjtë do të luajnë në këto kualifikuese. Siç dihet kjo përballje është e rëndësishme për ekipin e Sylvinhos, të cilët do të hyjnë në fushë vetëm për fitoren. Gjë e cila mund t’iu sigurojë kuqezinjve edhe kualifikimin për në “Play-Off”.
Siç dihet prej 3 ditësh, ekipi ka qëndruar në Barcelona, ku ka zhvilluar edhe seancat e para stërvitore për këtë përballje. Është bërë kjo zgjedhje për shkak të distancës së afërt që kanë Barcelona dhe Andorra. Me këto të fundit do të përballet ditën e nesërme në orën 20:45.
Departamenti i komunikimit në FSHF bën me dije se grupi i lojtarëve është i plotë dhe sot do të jenë gati për të zhvilluar stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Andorrën në orën 18:00.
Ndërkohë, trajneri Silvinjo dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para medias në konferencën zyrtare para ndeshjes së nesërme, të cilën mund ta ndiqni drejtpërdrejt në FSHF TV.
Kujtojmë se aktualisht Shqipëria ndodhet në grupin K me 11 pikë, 1 më shumë se Serbia, me të cilët do të luftojë deri në fund për vendin e dytë, pozicion që të çon në “Play-Off”.