back to top
Wednesday, November 12, 2025
BallinaLajmeAksidenti i rëndë në rrugën Rahovec-Suharekë, ndërron jetë një 58-vjeçar

Aksidenti i rëndë në rrugën Rahovec-Suharekë, ndërron jetë një 58-vjeçar

Të ngjajshme

Arifi: Në vend se t’i thërriste liderët në takim, Konjufca lobonte në Gjakovë

Avni Arifi, ish diplomat dhe analist politik, ka thënë...

Gjykata e Apelit arrin efikasitet prej 80.1%, gjatë tetorit

Gjykata e Apelit ka publikuar raportin e punës për...

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë në segmentin Rahovec-Suharekë, më saktësisht në fshatin Dobërdelan.

Mediat lokale raportuan për një aksident që dyshohej të kishte edhe viktima, teksa rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Në një prononcim për IndeksOnline, Bytyqi bëri me dije se në aksident u përfshinë një automjet dhe një kamion.

“Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i automjetit, mashkull 58-vjeçar, fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e tij, e cila ishte pasagjere në automjet, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit” deklaroi Bytyqi.

Ai shtoi se njësitet policore dolën menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast nisën hetimet relevante për zbardhjen e rastit.

“Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve” deklaroi Bytyqi./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz