back to top
Wednesday, November 12, 2025
BallinaLajmeAksident i rëndë në magjistralen Suharekë-Rahovec, një i vdekur dhe një i...

Aksident i rëndë në magjistralen Suharekë-Rahovec, një i vdekur dhe një i lënduar

Të ngjajshme

Arifi: Në vend se t’i thërriste liderët në takim, Konjufca lobonte në Gjakovë

Avni Arifi, ish diplomat dhe analist politik, ka thënë...

Gjykata e Apelit arrin efikasitet prej 80.1%, gjatë tetorit

Gjykata e Apelit ka publikuar raportin e punës për...

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Suharekë–Rahovec, saktësisht në hyrje të fshatit Dobërdelan, ku një person ka mbetur i vdekur.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

Bytyçi, ka thënë se në këtë rast kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë, ku për pasojë shoferi i automjetit ka humbur jetën ndërsa bashkëshortja e tij e cila ishte pasagjere ka pësuar lëndime të rënda.

“Sot, më datë 12 nëntor 2025, rreth orës 11:25, në fshatin Dobërdelan, në magjistralen që lidh Suharekën me Rahovecin, është raportuar për një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një kamion. Si pasojë e këtij aksidenti, shoferi i automjetit, mashkull 58-vjeçar, fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e tij, e cila ishte pasagjere në automjet, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore përkatëse, të cilat kanë siguruar perimetrin, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar deri te ndodhja e aksidentit. Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve”, ka thënë Bytyçi. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz