back to top
Wednesday, November 12, 2025
BallinaLajmeHill: Millosheviq mendonte se po hiqnim dorë nga Rugova për UÇK-në, ky...

Hill: Millosheviq mendonte se po hiqnim dorë nga Rugova për UÇK-në, ky i fundit kërkoi pavarësinë por s’ishte i interesuar në luftën e armatosur

Të ngjajshme

Diplomati amerikan, Christopher Hill është duke vazhduar sot deklarimin në Hagë në ditën e tretë me radhë.

Në kuadër të deklarimit të tij, Hill nga trupi gjykues është pyetur nëse kur kishte takime me Slobodan Millosheviq e dinte se kush ishte Hashim Thaçi.

Me këtë rast Hill deklaroi se duhet ta ketë ditur.

“Duhet ta kem ditur, përndryshe nuk do ta kisha përmendur me emër gjatë bisedës. E kam bërë këtë gjë. Millosheviqi mendonte se ne po largoheshim nga Rugova dhe mendonte se ishte gabim i rëndë sepse mendonte se ai pastaj do të duhej të merrej me UÇK-në që ishte qëndrim shumë më i ashpër. Rugova asnjëherë nuk kërkoi më pak se pavarësia, por pranoi që nuk ishte i interesuar në luftën e armatosur”,deklaroi Hill.

Hill u pyet nëse “Millosheviq e ngriti si problem praninë e Thaçit si alternativë ndaj Rugovës”?

Sipas Hillit, Millosheviq ishte i shqetësuar se “ne do ta mënjanonim Rugovën dhe të zgjidhnim UÇK-në si partneren tonë. Pse shqetësohej për këtë, nuk jam i sigurt”, deklaroi ai, transmeton lajmi.net.

Ai tha se ndjesi të tillë kishin edhe të tjerët dhe kishte edhe brenda SHBA-së që mendonin se duhej komunikuar më shumë me UÇK-në.

Po ashtu Hill u pyet në lidhje me disa deklarime që ishin bërë për qëndrimet e tij, ku tha se nuk është 12 vjeç dhe e kupton që njerëzit mendojnë ndryshe e do të mund të akuzohej edhe për gjëra të ngjashme.

“Po, por nuk jam as 12 vjeç dhe e kuptoj se njerëzit do të akuzojnë për gjëra të tillë dhe thjesht njeriu duhet të vazhdojë të bëjë punën më të mirë që mund të bëjë. Duhet ta pyesni atë. Mendoj se ai ka pasur më shumë besim në UÇK-në se sa në LDK-në”, tha ai.

“UÇK-ja po pranonte pikëpamjen se Rambujeja ishte gjë e mirë dhe duhej të mbështetej, siguruan mbështetje veçanërisht nga SHBA-të e kjo do të shtonte presionin ndaj Serbisë dhe Milloshevqiit. Demaçi ishte si mund ta them në mënyrë diplomatike i pasjellshëm ishte person shumë kokëfortë dhe ata thjesht po thonin se do të tejkalonin këtë kokëfortësi. Nga njëra anë Washingtoni ishte shumë i shqetësuar nëse kjo do të conte në një situatë ku do të përfshiheshim në një luftë me bombardime që ishte ajo që kishim në mendje në Washington me mendime të ndara nëse kjo do të ndihmonte apo jo. Këshilltarja për siguri kombëtare më tha mu se vetëm kam dëgjuar dy njerëz që Millosheviqi do të hiqte dorë pas dy ditësh bombardimesh, por të tjerë më thonin se po shkojmë në diçka të paditur sepse në momentin që nisin bombat nuk mund ta dimë”, shtoi Hill./Lajmi.net/

 

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz