BallinaLajmeVerifikimi i rezultateve në Mitrovicë të Jugut dhe rinumërimi i 41 vendvotimeve...

Verifikimi i rezultateve në Mitrovicë të Jugut dhe rinumërimi i 41 vendvotimeve në Drenas – KQZ jep detaje të reja

Të ngjajshme

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fushë Kosovë

Policia e Rajonit të Prishtinës ka arrestuar një person...

​Mblidhet Kryesia e PDK-së

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të...

Mot i paqëndrueshëm: IHMK paralajmëron për erëra të fuqishme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me një njoftim...

“Krimi vazhdon”, mesazhi i fortë nga rivarrimi i Ajvaz Shehut

Në përvjetorin e njëzet e shtatë të masakrës në...

Në Qendrën Komunale të Numërimit të Mitrovicës së Jugut është duke vazhduar procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës.

Deri në orën 09:00 të ditës së mërkurë, janë verifikuar rezultatet e 75 vendvotimeve nga 105 sa i takojnë kësaj komune. Ky proces, planifikohet të përfundojë gjatë ditës së sotme.

Një ditë më herët, të martën është përmbyllur verifikimi i rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave në 17 Qendra Komunale të Numërimit: Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë,  Viti, Prizren dhe Pejë.

Përveç aktiviteteve në QKN, aktualisht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili ka filluar një ditë më parë. Deri në orën 09:00 ditë së mëkurë, janë rinumëruar 10 vendvotime.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz