back to top
Wednesday, November 12, 2025
BallinaSportGjermania kërkon të paguhet për futbollistët që ndërrojnë kombëtaret, Shqipëria ndjek disa...

Gjermania kërkon të paguhet për futbollistët që ndërrojnë kombëtaret, Shqipëria ndjek disa lojtarë të saj

Të ngjajshme

Një skandal i ri shpërtheu përpara finales së madhe të Miss Universe!

Tensionet po rriten në Tajlandë ndërsa konkursi i bukurisë...

KASTRATI feston 30 vjet me shpërblime për klientët besnikë!

KASTRATI po vazhdon festimet e 30 vjetorit me një...

Bashkim Zeqiri emërohet konsull i Lituanisë në Kosovë

Bashkim Zeqiri është emëruar konsull i Lituanisë në Kosovë. Lajmin...

Ndryshimi i kombëtareve mund të mos jetë i mundur pa paguar.

Kjo është ideja që po shqyrtohet nga Federata Gjermane e Futbollit, e cila duket se kërkon që të shmangë largimin e futbollistëve në të ardhmen.

Drejtori i Federatës Gjermane të Futbollit, Andreas Reting, ka shpjeguar për mediat se po shihet mundësia që të nxitet FIFA të vendosë pagesa për ndryshimin e kombëtareve.

Sipas gjermanëve, është e padrejtë që një federatë të mos përfitojë asgjë nga një lojtar të cilin e ka stërvitur dhe më pas zgjedh të përfaqësojë një shtet tjetër.

“Është plotësisht e pakuptimtë për mua se pse një lojtar i cili është stërvitur për 5 vjet nga një klub, e nga federata gjithashtu që është partnere e klubit, të ndryshojë falas ekipin kombëtar. Ne po shqyrtojmë mundësinë që të përfitojmë një kompensim për ndryshimin e përfaqësueseve. Trajnimi duhet të sjellë përfitim për të dyja palët, si për të trajnuarin si për atë që e trajnon”, tha ai.

Nëse plani i Gjermanisë rezulton i suksesshëm, FSHF-ja duhet të ngutet të sigurojë sa më parë një “po” nga emra si Nelson Weiper, Brajan Gruda apo Arijon Ibrahimoviç që i monitoron prej kohësh, pasi përndryshe mund të jetë e detyruar të paguajë për të siguruar kalimin e tyre te fanella kuqezi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz