back to top
Tuesday, November 11, 2025
BallinaShowBizSi është Gjesti pas humbjes së vëllait? Flet miku i tij më...

Si është Gjesti pas humbjes së vëllait? Flet miku i tij më i mirë

Të ngjajshme

Kultura gjakovare, Gjini thotë se Golaj e telefonoi dhe e uroi për fitore

Ardian Gjini, kryetari i rizgjedhur i Gjakovës edhe për...

Ardi & Mirdoni publikojnë baladën KEQ

Nga artistët më të preferuar të gjeneratës së re,...

Dy fansa vdesin në finalen ATP, të tenisit

Dy spektatorë vdiqën nga arresti kardiak gjatë ditës së...

Tmerr në det, fundoset katamarani me 55 turistë

Një katamaran me rreth 55 turistë u mbyt në...

Gimbo, i njohur gjerësisht si DJ dhe miku i ngushtë i Gjestit, ka dhënë një intervistë të sinqertë për Shpend Lipën, ku ka folur për rrugëtimin e tij, marrëdhënien me Gjestin dhe momentet e vështira që kanë kaluar së fundmi.

Duke folur për karrierën e tij, Gimbo theksoi se Gjesti ka qenë shtysa e tij kryesore dhe motivimi më i madh për të punuar. Ai tregoi se ka pasur gjithmonë besim të plotë se ata të dy bashkë do të arrinin “të kapnin majat”.

I pyetur nëse do ta shihnim atë vetë si konkurrent në Big Brother, DJ me humor u shpreh se nuk do të ishte e drejtë, duke bërë një batutë që lidhet me fitoren e Gjestit: “Nuk është fer me fitu dy herë”.

Një nga momentet më të ndjera të intervistës ishte kur ai foli për periudhën e vështirë pas ndarjes së papritur nga jeta të Eldionit, vëllait të Gjestit. Gimbo e përshkroi atë si një moment tronditës.

“Për mu u kanë një bam. Ishalla Zoti e mëshiron ata dhe ngushëllime për familjen. Faleminderit krejt njerëzve që kanë qenë pjesëmarrës. Faleminderit shumë prej krejtve. Ua kthefshim në gëzim”, u shpreh ai, duke falënderuar publikisht njerëzit për mbështetjen.

Duke qenë se është një nga njerëzit më të afërt të Gjestit, Gimbo zbuloi edhe se si po e përballon miku i tij këtë periudhë pas tragjedisë.

“Momentalisht nuk është keq. Mirë është. Kështu muj me thënë. Po rri me familjen ma shumë, kaq”, përfundoi Gimbo.

Kjo është hera e parë që një person kaq i afërt me Gjestin flet për gjendjen e tij, pasi vetë fituesi i Big Brother VIP ka qëndruar tërësisht i tërhequr nga jeta publike dhe nuk ka bërë asnjë paraqitje apo deklaratë që prej lajmit tragjik të 26 shtatorit, kur vëllai i tij humbi jetën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz