back to top
Tuesday, November 11, 2025
BallinaLajmeKQZ-ja tregon se kur do të numërohen të gjitha votat në Mitrovicë

KQZ-ja tregon se kur do të numërohen të gjitha votat në Mitrovicë

Të ngjajshme

Ardi & Mirdoni publikojnë baladën KEQ

Nga artistët më të preferuar të gjeneratës së re,...

Dy fansa vdesin në finalen ATP, të tenisit

Dy spektatorë vdiqën nga arresti kardiak gjatë ditës së...

Tmerr në det, fundoset katamarani me 55 turistë

Një katamaran me rreth 55 turistë u mbyt në...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se deri sonte në orën 20:00 janë përmbyllur verifikimet e rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në 17 qendrat komunale.

Ndërkaq, sa i përket Qendrës Komunale të Mitrovicës së Jugut, KQZ-ja bën me dije se procesi i verifikimit atje pritet të përfundojë gjatë ditës së nesërme, shkruan IndeksOnline.

“Të martën, në ora 14:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)” deklaroi KQZ-ja.

Ky është njoftimi i plotë:

Aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN):

Deri në orën 20:00 të së martës, është përmbyllur verifikimi i rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave në 17 Qendra Komunale të Numërimit: Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë,  Viti, Prizren dhe Pejë.

Aktualisht, procesi i verifikimit që ka filluar në orën 16:20 të ditës së sotme, po vazhdon vetëm në QKN e Mitrovicës së Jugut dhe pritet të përfundojë gjatë ditës së mërkurë.

Aktivitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR):

Të martën, në ora 14:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Vendvotimet që do të rinumërohen i takojnë zgjedhjeve për Kuvendin Komunal në Gllogoc dhe janë: 0324/01, 0325/01, 0322/01, 0320/01, 0318/02, 0317/04, 0317/03, 0316/02, 0312/02, 0310/03, 0310/02, 0304/01, 0321/01, 0324/03, 0327/01, 0315/02, 0316/01, 0308/01, 0320/02, 0306/01, 0301/05, 0301/04, 0328/02, 0326/03, 0311/03, 0340/03, 0311/05, 0310/01, 0323/03, 0322/0, 0323/02, 0311/01, 0330/01, 0324/02, 0317/01, 0317/02, 0324/02, 0309/01, 0309/02, 0310/05 dhe 0313/01.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz