back to top
Tuesday, November 11, 2025
BallinaLajmeKreu vjedhje në prill, policia kërkon ndihmë për të kapur hajnin në...

Kreu vjedhje në prill, policia kërkon ndihmë për të kapur hajnin në Ferizaj

Të ngjajshme

Policia në Ferizaj ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në identifikimin dhe gjetjen e një të dyshuari për vjedhje.

Me autorizim të prokurorisë për publikim të fotografisë dhe me të dhënat e rastit, dyshohet se personi në fjalë, më 24 prill të këtij viti, në rrugën “Rexhep Bislimi” ka kryer veprën penale “Vjedhje”, shkruan IndeksOnline.

“Deri më tani, i dyshuari nuk është identifikuar. Prandaj, Policia Rajonale e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tij, të njoftojë: stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, ose në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406” thuhet në njoftimin e policisë.

Ky është njoftimi i plotë:

Policia Rajonale e Ferizajt, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personit të dyshuar.

Dyshohet se më datën 24.04.2025, rreth orës 11:30, në rrugën “Rexhep Bislimi ” në Ferizaj,  personi i dyshuar ka kryer veprën penale “ Vjedhje”.

Deri më tani, i dyshuari nuk është identifikuar. Prandaj, Policia Rajonale e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tij, të njoftojë:

-stacionin më të afërt të policisë,

-përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”,

– ose në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

May be an image of one or more people, phone, hat and street
May be an image of one or more people, people smiling and hat
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz