back to top
Tuesday, November 11, 2025
BallinaLajme“Rrjet kriminal” – Prokurorit të ri në rastin për parregullsi me vota...

“Rrjet kriminal” – Prokurorit të ri në rastin për parregullsi me vota në Mitrovicë, dyshohet se Peci ia punësoi vajzën

Të ngjajshme

Nga harta në veprim: Si po e kthen Cybercrime Atlas kërkimin në rezultate konkrete

Në vitin 2023, Forumi Ekonomik Botëror përmes nismës Partnership...

Ronaldo: Botërori 2026 do të jetë i fundit për mua

Cristiano Ronaldo ka dhënë një njoftim të rëndësishëm rreth...

Rezervat shtetërore/ Prokuroria dorëzon në Gjykatë aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit

Rozeta Hajdari ka njoftuar se  Prokuroria Speciale ka dorëzuar...

Presidentja Osmani dekretoi 20 gjyqtarë të rinj në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretaur...

Mbyllet për sot seanca në Speciale, Hill nesër u përgjigjet pyetjeve të gjykatësve

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher...

Ish-këshilltari i Kadri Veselit, Adil Behramaj, ka reaguar pas emërimit të Sahit Tmavës si prokuror i ri në rastin që lidhet me dyshimet për parregullsi gjatë numërimit të votave në Mitrovicën e Jugut.

Në një postim në rrjete sociale, Behramaj ka pretenduar se ekziston konflikt interesi, duke thënë se vajza e prokurorit Tmava, Aida Tmava Shabani, është e punësuar nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, raporton lajmi.net

“Valla bre rrjet kriminal ishin. Qy tash, Faton Peci ia paska punësuar vajzën edhe këtij prokurorit të ri, Sahit Tmavës, që sot lëshoi urdhëresë në Mitrovicë. Aida Tmava Shabani qenka vajza e tij. Do të thotë edhe ky prokuror është vegël e tyre. Koha me ecë prej aty edhe prokurori Sahit Tmava, konflikt interesi!”, ka shkruar Behramaj.

Behrami ka kërkuar që Tmava të largohet nga ky rast, duke e cilësuar përfshirjen e tij si të papërshtatshme për shkak të lidhjeve familjare me zyrtarë të Qeverisë./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz