back to top
Tuesday, November 11, 2025
BallinaLajmeElshani tregon a do të kthehet PDK në QKN për të vazhduar...

Elshani tregon a do të kthehet PDK në QKN për të vazhduar procesin e numërimit në Mitrovicë

Të ngjajshme

Anëtarët e KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani dhe Ilir Gashi kanë qëndruar në Mitrovicë të Jugut pas dyshimeve në lidhje me fletëvotimet në Qendrën Komunale të Numërimit, raporton Ekonomia Online.

Elshani për media tha se ende nuk e kanë pranuar zyrtarisht vendimin vazhdimin e numërimit në këtë qendër por që thotë se a do të kthehen PDK aty, vendoset çka vendosin organet e partisë.

“Zyrtarisht ende nuk kemi pranuar atë komunikim dhënë momentin që e pranojnë konsideroj që gjitha organet e PDK do ta shqyrtojnë dhe do të ndërmirren hapat e mëtutjeshëm lidhur me procedimin se a to të marrin pjesë ekipet e numërimit në QKN. Ajo që ne dimë është se ekipet e numërimit gjatë ditës së djeshme janë larguar për shkak se nuk kanë dashur të nënshkruajnë formular dhe nuk kanë dashur të legjitimojnë një proces për atë që kanë dyshuar”, tha Elshani.

E sa i përket kërkesës së Fadil Nurës për t’i larguar anëtarët e PDK-së nga KQZ, Elshani tha se kjo i takon organeve të partisë dhe se ata delegohen nga Kryesia e partisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz