Ehat Miftaraj nga IKD, ka reaguar në lidhje me dyshimet për parregullsi në procesin e votimit në Mitrovicë, dhe reagimet e shumta nga VV.
Ai ka thënë se nëse procesi ka qenë i drejtë, i lirë dhe pa mashtrime në Mitrovicë nuk kanë nevojë të bëhen kaq nervoz disa eksponentë të LVV.
“Çka janë këto piskama, pse kjo gjuhë e urrejtjes, pse po tuten kaq shumë? Së paku Mefi të kete besim ne prokurori pasi i njejti ka pas me qindra foto, ndeja e shoqeri deri ne mengjes me keta prokuroret qe sot po i shan. Sa hyri Mefi ne LVV e fshiu Facebookin nga shoket prokurore e policë. Mefi keta prokurore dhe polic qe po i shan jane shoket qe i ke mbrojtur nga LVV sa ke qene “gazetar i pavarur””, ka shkruar Miftaraj në facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: