back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeProkuroria merr vendim – Ndërpritet numërimi i votave në Mitrovicë, pas dyshimeve...

Prokuroria merr vendim – Ndërpritet numërimi i votave në Mitrovicë, pas dyshimeve për “vjedhje votash”

Të ngjajshme

Denigrimi karshi Malit/ BBVA penalizon Rogertin

Rogert Sterkaj do të jetë në nominim në Big...

Aston Villa e zyrtarizon ish-sulmuesin e Chelseas dhe Milanit

Aston Villa ka zyrtarizuar transferimin e Tammy Abraham. Sulmuesi anglez...

Po kërkohej nga INTERPOL, Policia arreston në Prishtinë një të dyshuar për trafik narkotikësh

Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për...

Para pak minutave, Prokuroria Themelore ka lëshuar një njoftim që lidhet me zhvillimet në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë.

Sistemi Prokurorial njofton se Prokuroria në Mitrovicë urdhëron ndërprerjen e numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale në Komunën e Mitrovicës

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar që përkohësisht të ndërpritet procesi i mëtejmë i numërimit të fletë votimeve në Qendrën  Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës”.

Në njoftim thuhet se kjo ka ardhur si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura që kanë rezultuar me ndërprerjen e votimit nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletë votime.

“Për këto arsyera, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet, e ku do të konfirmohet se a kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletë votimeve, dhe varësisht nga përgjigja e marrë do të procedohet tutje”./Lajminet/

Të Fundit

Sport

ShowBiz