back to top
Tuesday, November 11, 2025
BallinaLajmeProkuroria në Mitrovicë urdhëron ndërprerjen e numërimit të fletëvotimeve

Prokuroria në Mitrovicë urdhëron ndërprerjen e numërimit të fletëvotimeve

Të ngjajshme

Nora Istrefi dhe 2Ton bashkojnë forcat, pritet të sjellin këngën “Teka”

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi dhe reperi 2Ton kanë...

Një person i lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Ferizaj

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e...

Diplomati amerikan, Hill vazhdon sot dëshminë në Hagë

I dërguari i posaçëm i SHBA gjatë kohës së...

Kosova nis përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të nëntorit

Kombëtarja e Kosovës ka filluar përgatitjet për dy ndeshjet...

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar që të ndërpritet përkohësisht procesi i numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës.

Në njoftimin për media, Prokuroria bën të ditur se vendimi është marrë pas raportimeve për parregullsi në disa fletëvotime, ku janë vërejtur numra serikë të ndryshëm, çka ka shtyrë komisionerët të ndërpresin procesin e numërimit, shkruan IndeksOnline.

Sipas Prokurorisë, për këtë çështje janë ngritur dyshime fillestare se mund të bëhet fjalë për gabim teknik, por gjithashtu janë paraqitur pretendime për manipulim të qëllimshëm me fletëvotime.

“Me qëllim të shmangies së të gjitha dilemave, kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigjeje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletëvotimet, për të konfirmuar nëse kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Prokuroria ka bërë të ditur se, varësisht nga përgjigjja e kompanisë shtypshkronjëse, do të vendoset për hapat e mëtejmë procedurale lidhur me këtë rast./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz