Mes shumë rrëfimeve personale, GBani ndau në programin “Më prit të dielën” një tjetër anë të tij rreth jetës personale, lidhjes me prindërit apo edhe viteve të errëta të emigrimit.
Teksa fliste për raportin me babain, foli edhe për faktin që ende s’është bërë baba e t’u japë prindërve ndjesinë e të qenit gjyshër.
“Nuk besoj se do bëj fëmijë. Ndoshta pendohem që them kështu, por e sigurt me një vajzë që jeton në Shqipëri jo e jo. Jam i bindur. Mungesa e besnikërisë, fakti që e shohin partnerin si një tender, apo sikur po blejnë një makinë të re. Jo, jo!”
Përballë Ermal Peçit dhe pyetjeve të tij rreth viteve që kanë lënë shenjë në jetën e këngëtarit, GBani rrëfeu se viti ‘94 mbetet nga më të vështirët e jetës së tij. Ikja drejt Greqisë mes maleve, sidomos me rrezikun se edhe mund të qëllohej nga policia greke, mbetet si një nga momentet më dramatike.