back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeTotaj pas fitores në Prizren: Jam uruar nga Abrashi e Zafa

Totaj pas fitores në Prizren: Jam uruar nga Abrashi e Zafa

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Pas sigurimit të mandatit të dytë si kryetar i Prizrenit, Shaqir Totaj nga PDK-ja ka folur për herë të parë.

Në një intervistë për gazetaren Qëndresa Tërshani në emisionin “Kosova Today”, Totaj ka treguar se është uruar nga kundërshtarët e tij, Artan Abrashi dhe Zafir Berisha.

“Jam uruar edhe nga z. Abrashi edhe nga Zafa. Ditën e parë të punës e kam filluar me pushim, sepse dje ishte një angazhim shumë i madh dhe serioz, dhe për të qenë i drejtë, nuk mund ta filloja punën në mëngjes. Pasdite gjithsesi po e marr punën në dorë, pasi gjithçka ka filluar të kthehet në vendin e vet”, tha Totaj.

Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Totaj ka arritur të sigurojë 53,86% apo 25,326 Vota ndërsa Abrashi 46,14% apo 21,699 Vota./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz