back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeHamza uron fitoren e Pecit në Mitrovicë: Jemi partia e parë me...

Hamza uron fitoren e Pecit në Mitrovicë: Jemi partia e parë me asamblistë, Ariani dëshmoi integritet

Të ngjajshme

Eksporti i TIK-ut pesëfishohet, Kurti: Teknologjia po bëhet motor i rritjes ekonomike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar rritjen e...

Diplomatët gjermanë e përgëzojnë KQZ’në për organizimin e zgjedhjeve

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti...

Obiliqi merr vendim, heq taksën 10 euro për qytetarë

Komuna e Obiliqit ka pasur një ngarkesë prej 10...

Bedri Hamza ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe besimin tek kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahirin.

Ai ka falënderuar gjithashtu secilin aktivist të PDK-së për kontributin gjatë fushatës, dhe ka thënë se pavarësisht që nuk e arritën rezultatin e dëshiruar në garën për kryetar, ka vlerësuar ekipin për punën dhe përkushtimin.

“PDK-ja ka dalë partia e parë me numër të votave dhe me numër të asamblistëve në Mitrovicë. Ndërsa, Ariani ka dëshmuar se integriteti, kultura dhe përkushtimi janë themeli i politikës së ndershme”, ka shkruar Hamza.

Ai ka uruar Faton Pecin për fitoren dhe i ka dëshiruar suksese në shërbim të Mitrovicës dhe qytetarëve, shkruan lajmi.net.

Peci ia uroj fitoren dhe i dëshiroj suksese në shërbim të Mitrovicës dhe të qytetarëve tanë.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi për të ardhmen e Mitrovicës dhe Kosovës”, ka thënë Hamza. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë:

Të Fundit

Sport

ShowBiz