back to top
Monday, November 10, 2025
BallinaLajmePunëtorët e RTK-së sot protestojnë për pagat

Punëtorët e RTK-së sot protestojnë për pagat

Të ngjajshme

Fanela e Kosovës shitet në ankand për një shifër të madhe

Fanella e Kosovës, në një ankand mes bashkatdhetarësh në...

Mungon në seancë Milaim Zeka, gjykata lëshon urdhër për sjelljen e tij me forcë

Nuk është paraqitur në seancë i akuzuari për shmangie...

E hëna nis me bojkot në Kuvend, PD mbledh grupin parlamentar! Çfarë pritet të ndodhë

Këtë të hënë, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka...

Muriqi: Nuk do të ndalem, kjo fitore na jep ndjesi të mrekullueshme

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, vazhdon formën...

Sindikata e Pavarur e Radiotelevizionit të Kosovës (SPRTK) dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës kanë njoftuar se sot nga ora 11:00, do të mbajnë protestë para Kuvendit të Kosovës, në shenjë pakënaqësie për mospagesën e pagave dhe mos-ekzekutimin e buxhetit të RTK-së nga institucionet përgjegjëse shtetërore.

Sindikatat kanë shprehur shqetësimin e thellë dhe pakënaqësinë e punëtorëve të RTK-së, të cilët, siç kanë thënë kanë mbetur pa paga mujore, duke u përballur me vështirësi në përmbushjen e obligimeve ndaj bankave dhe nevojave bazike familjare.

“Vonesa të tilla të pajustifikueshme po e godasin drejtpërdrejt sigurinë ekonomike dhe sociale të punëtorëve të RTK-së. Ky veprim përbën shkelje të të drejtave themelore të punëtorëve për pagë të rregullt dhe kushte të denja pune”, kanë thënë ato.

Sipas sindikatave në fjalë mos-ekzekutimi i buxhetit rrezikon pavarësinë editoriale dhe misionin publik të RTK-së si transmetues i pavarur dhe shërbyes i interesit qytetar. Ato e cilësojnë të papranueshme që një institucion me rol kushtetues në informimin e drejtë të qytetarëve të lihet në pasiguri financiare për shkak të, siç thuhet, “neglizhencës institucionale”.

Sindikatat u kanë bërë thirrje edhe njëherë Kuvendit të Kosovës, si themelues i RTK-së, Presidentes së Republikës dhe Qeverisë në detyrë, që të ndërmarrin menjëherë hapat e nevojshëm për ekzekutimin urgjent të buxhetit të mbetur të RTK-së, në mënyrë që të garantohet funksionimi normal i transmetuesit publik dhe dinjiteti i punëtorëve të tij.

Edhe Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) ka paraljmruar protestën e dytë me radhë të enjten, para objektit të RTK 1, në ora 11:15. SPERTK paralajmëron se, nëse edhe pas kësaj proteste nuk ka reagim institucional, do të pasojë greva e përgjithshme.

Kujtojmë se në RTK ekzistojnë tri sindikata që përfaqësojnë punëtorët e transmetuesit publik: Sindikata e Pavarur e RTK-së; Shoqata Sindikale e Radio Kosovës; dhe Sindikata e Punëtorëve të RTK-së./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz