back to top
Sunday, November 9, 2025
BallinaLajmeMbi 28% të qytetarëve votuan deri në ora 17:00, Mamusha, Juniku e...

Mbi 28% të qytetarëve votuan deri në ora 17:00, Mamusha, Juniku e Obiliqin janë të parat

Të ngjajshme

Haradinaj e konsideron balotazhin të suksesshëm për AAK-në

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Zyrtare: Gazmend Muhaxheri dhe LDK fitojnë bindshëm në Pejë

Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Pejës. Nga...

Aktori shpërthen ndaj akuzave të Yi Zhou-s

Aktori i njohur Jeremy Renner ka mohuar kategorikisht akuzat...

PDK e shpall fitoren në Prizren, Vushtrri dhe Kaçanik

Partia Demokratike e Kosovës e ka shpallur fitoren në...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përditësuar të dhënat nga dalja e qytetarëve për të votuar deri në ora 17:00.

Nga publikimi i 99,08% të vendvotimeve të rregullta, pa ato me kusht, personave me nevoja të veçanta dhe ato me postë, deri në ora 17:00 në 18 komunat që janë në balotazh kanë votuar 28,43% të qytetarëve.

Nga 18 komuna, dalja më e madhe e qytetarëve ka qenë në Mamushë, Junik e Obiliq.

Në Mamushë kanë votuar 65,12% të qytetarëve, apo 2 mijë e 857 votues nga 4 mijë e 387 qytetarë me të drejtë vote. Në Komunën e Junikut, kanë dal 50,01% të qytetarëve, apo gjithsej 2 mijë e 426 votues nga 4 mijë e 851 qytetarë me të drejtë vote. 

Në Obiliq, nga 26 mijë e 210 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 11 mijë e 243 qytetarë apo 42,90%. 

Pas këtyre komunave, e katërta me përqindjen më të lartë të daljes në votime është Mitrovica e Jugut ku po garon Arian Tahiri i PDK dhe Faton Peci i VV-së. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz