back to top
Sunday, November 9, 2025
BallinaLajmeMërgimtari i Mitrovicës së Jugut vjen në Kosovë për të votuar, procesi...

Mërgimtari i Mitrovicës së Jugut vjen në Kosovë për të votuar, procesi i votimit pa probleme

Të ngjajshme

61.06%- Alban Hyseni e fiton bindshëm Gjilanin, përfundon numërimi

Komisioni Qendror Zgjedhor tanimë ka përfunduar numërimin prej 100%...

Vetëvendosje nis festën në Mitrovicë për fitorën e Faton Pecit

Faton Peci i Vetëvendosjes është duke prirë në rezultatet...

Xhafer Gashi e humb Obiliqin, jep dorëheqje nga LDK-ja

Xhafer Gashi ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet...

Veç 17 vota diferencë në Obiliq, Tahiri i LDK-së e Thaçi i VV-së kokë më kokë me vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të publikojë rezultatet e...

Procesi i votimit në shkollën fillore “Migjeni” në Mitrovicën e Jugut po zhvillohet në qetësi dhe pa probleme.

Qytetarët që kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës janë shprehur të kënaqur me organizimin, ndërsa kanë bërë thirrje për pjesëmarrje më të madhe dhe për përgjegjësi nga ata që do të fitojnë.

Një qytetar tha se ka ardhur posaçërisht nga mërgata për të marrë pjesë në zgjedhje.

“Kam ardhur nga mërgata për të votuar këtu, votoj për me të mirën atë që na çon përpara. Jo kurrfarë problem nuk ka pasur gjatë votimit, në përgjithësi mirë ka shkuar, ishallah shkon veç drejt. Presim se cili do që të fitojë të japë rezultate, me punu qysh punohet drejtë, pa marrë parasysh kush a çka. Unë jam nga Gjermania, ekstra kam ardhur vetëm për votime,” tha ai.

Edhe qytetari Fatos Beshiri u shpreh se procesi ka qenë i lehtë dhe i rregullt.

“Jo shumë, thjesht lehtë, procedura ishte e lehtë. Po ne si Mitrovicë dihet si qytet kemi qenë si tehu i shpatës, tash është normalizuar situata, pres që të shkojë mirë. Nga ai që fiton pres që me udhëheqë mirë, mos me pas korrupsion. Është mirë me dalë me votu se tani po ankohemi kështu, se shfrytëzo të drejtën, dil voto atë që ta merr mendja dhe nuk ka ankesa pastaj,” tha ai.

Në këtë qendër të drejtë vote kanë 12 mijë e 244 votues, prej të cilëve deri në orën 15:00 e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës 2 mijë e 819 qytetarë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz