back to top
Sunday, November 9, 2025
BallinaLajmePula me detaje: Dy raste penale, tre persona të ndaluar

Pula me detaje: Dy raste penale, tre persona të ndaluar

Të ngjajshme

Zyrtare: PDK dhe Sabedin Vishi fitojnë në Kaçanik

Partia Demokratike me kandidatin e saj Sabedin Vishi kanë...

Reagimi i parë i Faton Pecit pasi fitoi Mitrovicën

Faton Peci është shpallur fitues i zgjedhjeve në Komunën...

61.06%- Alban Hyseni e fiton bindshëm Gjilanin, përfundon numërimi

Komisioni Qendror Zgjedhor tanimë ka përfunduar numërimin prej 100%...

Vetëvendosje nis festën në Mitrovicë për fitorën e Faton Pecit

Faton Peci i Vetëvendosjes është duke prirë në rezultatet...

Xhafer Gashi e humb Obiliqin, jep dorëheqje nga LDK-ja

Xhafer Gashi ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet...

Laura Pula, nga Prokuroria e Shtetit, ka folur për procesin zgjedhor që po zhvillohet sot në Kosovës, për kryetarë komunash.

Pula për T7, ka deklaruar se deri më tani ka pasur dy raste të raportuara, për të cilat janë ndaluar tre persona.

Të ndaluarit janë dy në Fushë Kosovë, dhe një në Pejë.

‘’Po deri me tani kemi dy raste të raportuara, kur themi raste konsiderojmë persona të ndaluar. Në Fushë Kosovë kemi dy persona të ndaluar, për vepër penale për marrje dhe dhënie ryshfeti, dhe kemi një rast tjetër në komunën e Pejës, për vepër penale cenimi i fshehtësisë së votimit. Këta persona janë të ndaluar dhe ndaj tyre ka filluar procedurë penale’’, ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka njoftuar edhe se nga ora 7 e mëngjesit janë angazhuar gjithsej një numër prej 80 prokurorëve dhe staf mbështetës i tyre, me qëllimin që të reagojnë në kohë reale.

‘’Gjithsej qe nga ora 7 e mëngjesit janë 80 staf, prokurorë së bashku staf mbështetës. Dhe prokurorët janë së bashku me hetuesit në kujdestari. Me qëllimin që të reagojnë në kohë reale’’, ka thënë ajo mes tjerash.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz