back to top
Sunday, November 9, 2025
BallinaLajme“Një betejë ekziston”, Baton Haxhiu s’tregon se në cilat komuna ka befasi...

“Një betejë ekziston”, Baton Haxhiu s’tregon se në cilat komuna ka befasi sipas Exit Poll

Të ngjajshme

Veç 17 vota diferencë në Obiliq, Tahiri i LDK-së e Thaçi i VV-së kokë më kokë me vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të publikojë rezultatet e...

Gara mes AAK-së e VV-së në Gjakovë, prin bindshëm Gjini

Ka nisur numërimi i votave në qytetin e Gjakovës. Sipas...

Exit-polli i Baton Haxhiut për Gjilanin: Alban Hyseni me 58.6%, Ismajli me 41.4%

Në 18 komunat e vendit sot është zhvilluar raundi...

Gazetari Baton Haxhiu ka qenë më i rezervuar në dhënien e informacioneve për Exit Poll-in që Albanian Post është duke e realizuar në shtatë komuna.

Haxhiu nuk i zbuloi as komunat ku janë duke e zhvilluar Exit Poll-in dhe as ato ku ka befasi derisa paralajmëroi se të gjitha këto do të mësohen në orën 19:01 në T7.

“Sot në orën 19:01 do t’i kemi rezultatet në shtatë komuna, të cilat janë më kryesoret, nuk po e them në cilat as nuk dua që pastaj dikush si herën e kaluar që të ndërhyjë brutalisht në proces ose t’iu bëjë presion mbi anketuesit dhe do të jem i kujdesshëm që të gjitha gjërat t’i themi në 19:01”.

I pyetur për rezultatet në orën 16:20 nga anketat, Haxhiu tha se aktualisht s’e kanë projeksionin.

“Nuk dua të them në cilat komuna ka ende betejë, por megjithatë është interesant se ku janë shtabet e orientuara dhe një betejë ekziston. Rezultatin e orës 16:00 e kemi, por projeksionin se si do të duket për dy respektivisht tri komuna mund ta themi rreth orës 17:30 atëherë i afrohemi rezultatit final. Edhe pse rezultati mund të jetë më i ngushtë, por s’besoj që do të ketë befasi në orën 16:00”.

Ndërkaq i pyetur për komunën e Mitrovicës së Jugut ku në raundin e parë pati huqje nga Exit Poll-et, Haxhiu tha s’mund të flasë për asnjë komunë.

“Ma kanë ndaluar të flas për këtë herë se në cilat komuna e kemi bërë Exit Poll-in”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz