back to top
Sunday, November 9, 2025
BallinaLajmeDy vëzhgues të zgjedhjeve sulmohen verbalisht në Prizren, policia jep detaje

Dy vëzhgues të zgjedhjeve sulmohen verbalisht në Prizren, policia jep detaje

Të ngjajshme

61.06%- Alban Hyseni e fiton bindshëm Gjilanin, përfundon numërimi

Komisioni Qendror Zgjedhor tanimë ka përfunduar numërimin prej 100%...

Vetëvendosje nis festën në Mitrovicë për fitorën e Faton Pecit

Faton Peci i Vetëvendosjes është duke prirë në rezultatet...

Xhafer Gashi e humb Obiliqin, jep dorëheqje nga LDK-ja

Xhafer Gashi ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet...

Veç 17 vota diferencë në Obiliq, Tahiri i LDK-së e Thaçi i VV-së kokë më kokë me vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të publikojë rezultatet e...

Dy vëzhgues të zgjedhjeve janë shoqëruar pasditen e sotme në Polici, pasi që të njëjtit janë sulmuar verbalisht mes njëri-tjetrit.

Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se ky incident nuk ka qenë i ndërlidhur me procesin zgjedhor.

Bytyqi ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

“Rreth orës 15:30 është raportuar një sulm verbal që ka ndodhur në fshatin Korishë të komunës së Prizrenit, në mes të dy qytetarëve vendas, të cilët janë njëkohësisht vëzhgues të zgjedhjeve. Pas marrjes së informatës, policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe të dy personat janë ftuar në stacionin policor për intervistim. Nga deklarimet e dhëna nga palët e përfshira dhe në konsultim me prokurorin është konstatuar se incidenti nuk ka qenë i ndërlidhur me procesin zgjedhor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili do të vendosë për procedurat e mëtejshme në përputhje me kompetencat ligjore”, ka deklaruar Bytyqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz