Kryetari i Vitisë, i cili po garon edhe për një mandat në krye të qytetit të vogël në juglindje të vendit, ka votuar.
Sokol Haliti u bëri thirrje qytetarëve përmes një postimi në Facebook që të dalin e të votojnë.
“Në mëngjesin e sotëm, të qetë e plot shpresë, bashkë me familjen tonë e përfunduam detyrën tonë qytetare me besim e përkushtim. Çdo votë është zëri ynë për të ardhmen që duam. Dilni dhe ju, votoni me zemër, sepse e ardhmja ndërtohet nga secili prej nesh!”, shkroi ai.