back to top
Sunday, November 9, 2025
BallinaLajmeBalotazhi sot, shefi i EULEX’it: Bashkë me Policinë dhe KFOR’in po monitorojmë...

Balotazhi sot, shefi i EULEX’it: Bashkë me Policinë dhe KFOR’in po monitorojmë situatën e sigurisë

Të ngjajshme

Dita e zgjedhjeve, Arta Bajrami voton dhe ka një pyetje për ndjekësit

Këngëtarja e njohur Arta Bajrami ka zgjedhur këtë të...

Çeku: Çdo votë ka rëndësi, çdo votë bën diferencën

Kandidati i VV-së për të parin e Prishtinës, Hajrulla...

Exit poll-i: Në T7 në orën 19:00 shpallen rezultatet e matjeve në shumicën e komunave

Menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, që do të duhej...

Mërgimtari i Mitrovicës së Jugut vjen në Kosovë për të votuar, procesi i votimit pa probleme

Procesi i votimit në shkollën fillore “Migjeni” në Mitrovicën...

Sot është duke u zhvilluar balotazhi i zgjedhjeve lokale, ku qytetarët do të zgjedhin liderët e komunave, për katër vitet e ardhshme.

Për këtë ka reaguar, shefi i EULEX’it, Giovanni Barbano. Ky i fundit ka thënë se EULEX është në terren duke monitoruar situatën e sigurisë, shkruan Gazeta Express.

Nga Barbano është theksuar se kjo po bëhet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, si dhe me KFOR’in.

‘’Ndërsa Kosova po zhvillon raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, patrullat mobile të Njësive të Policisë së Formuar dhe të Policisë së Formuar Rezervë të EULEX janë në terren, duke monitoruar situatën e sigurisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR, në mënyrë që çdo qytetar me të drejtë vote të mund ta ushtrojë lirshëm dhe paqësisht të drejtën e tij për të votuar’’, është thënë nga Barbano. /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz