back to top
Sunday, November 9, 2025
BallinaLajmeVoton Shaqir Totaj: Besoj se qytetarët do ta bëjnë zgjedhjen e mirë...

Voton Shaqir Totaj: Besoj se qytetarët do ta bëjnë zgjedhjen e mirë dhe atë që i duhet Prizrenit

Të ngjajshme

KQZ proceson shumicën e vendvotimeve: 26,77% dalja në zgjedhje deri në 17:00

Rreth 26%, apo 176,563 qytetarë kanë votuar deri në...

Pula me detaje: Dy raste penale, tre persona të ndaluar

Laura Pula, nga Prokuroria e Shtetit, ka folur për...

Napoli dështon ndaj Bolognas, mposhtet 2-0

Kampioni në fuqi, Napoli e zgjati serinë e tyre...

Dy vëzhgues të zgjedhjeve sulmohen verbalisht në Prizren, policia jep detaje

Dy vëzhgues të zgjedhjeve janë shoqëruar pasditen e sotme...

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se pret që balotazhi i zgjedhjeve për kryetar të Komunës të zhvillohet në mënyrë të qetë, demokratike dhe me respekt të plotë për vullnetin e qytetarëve.

“E para, dhe më e rëndësishmja, është që procesi zgjedhor të shkojë mirë, pa incidente dhe pa probleme. Fushata ka qenë e qetë, e rregullt, dhe ne kemi treguar si qytet dhe si shtet se dimë të organizojmë zgjedhje të ndershme,” u shpreh Totaj.

Ai tha se e sheh këtë balotazh si një mundësi për të konfirmuar drejtimin zhvillimor që ka marrë Prizreni në këto vite.

Totaj theksoi se pavarësisht garës politike, vullneti i qytetarëve është i shenjtë dhe duhet respektuar nga të gjithë.

“Uroj që të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike me qetësi, me vetëdije dhe me dashuri për Prizrenin tonë,” përfundoi Kryetari Totaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz