back to top
Sunday, November 9, 2025
BallinaLajmeGola: Dita e votës është e shenjtë, ashtu siç e garanton edhe...

Gola: Dita e votës është e shenjtë, ashtu siç e garanton edhe Kushtetuta jonë

Të ngjajshme

Mbi 175 mijë qytetarë kanë votuar deri tani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar linkun ku...

AAK thërret konferencë për media

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se sot...

Drejtoresha e Down Syndrome: Qytetarët me aftësi të kufizuara nuk po lejohen të votojnë

Drejtoresha ekzekutive e organizatës “Down Sindrome Kosova”, Sebahate Hajdini-Beqiri,...

“Përplasje” në një qendër votimi në Gjakovë, qytetarja nuk lejohet të asistojë prindërit

Një problem është evidentuar në shkollën “Fehmi Agani” në...

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Gjakovës, Ardian Gola e ka quajtur ditën e sotme të shenjtë, siç tha ai e shenjtë është dhe vota e cila garantohet me Kushteutën e Republikës së Kosovës.

“Një falënderim të posaçëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, e veçanërisht të Gjakovës, meqenëse këtu kam qenë kandidat. Sot është ditë e shenjtë, është vota, e cila për nga shenjtëria është e garantuar edhe nga Kushtetuta jonë”, tha Gola.

Ai teksa uroi për zgjedhje të lira e demokratike, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të hedhin votën e tyre, me të cilën do të vendosin edhe fatin e 4 vjetëve të ardhshme për Komunën e Gjakovës.

“Prandaj, ne ju bëjmë ftesë të gjithë qytetarëve që, pas gjithë këtij bashkëpunimi që kemi pasur, sot e kanë momentin që zërin e tyre ta deponojnë në kuti dhe me këtë votë ta vendosin fatin e ardhshëm për katër vitet e ardhshme për Komunën e Gjakovës. Uroj zgjedhje të lira e demokratike, ashtu siç i ka hije Kosovës dhe Gjakovës, por urojmë më të mirën si për Kosovën, ashtu edhe për komunën tonë të dashur, për të cilën do të përkushtohemi vazhdimisht”, deklaroi Gola pasi ushtroi të drejtën e votës në këtë raund të dytë, meqenëse zgjedhjet e 12 tetorit nuk arritën asnjëri kandidat të marrë votat e mjaftueshme e të jetë një fitues.

Në Komunë të Gjakovës, Gola garon me kundër kandidatin e tij Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz