back to top
Sunday, November 9, 2025
BallinaLajmeNovobërdë: Goditi me kondak një person dhe shtiu me armë, arrestohet i...

Novobërdë: Goditi me kondak një person dhe shtiu me armë, arrestohet i dyshuari

Të ngjajshme

Policia ka njoftuar se është arrestuar një person në Novobërdë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në afërsi të një personi.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari ka goditur me kondak të armës.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tre gëzhoja.

“Novobërdë 08.11.2025-20:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në afërsi të viktimës mashkull kosovar e me pas e ka goditur me kondak të armës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja, ndërsa arma është gjetur në veturën e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz