back to top
Saturday, November 8, 2025
BallinaLajmePeci “i hyn lakrave” në fjalimin e tij – përmend Rusinë, Serbinë,...

Peci “i hyn lakrave” në fjalimin e tij – përmend Rusinë, Serbinë, Radojçiqin dhe betejën e Isa Boletinit

Të ngjajshme

Një defekt detyron Toyota-n të tërheq mbi 1 milion vetura nga tregu

Toyota ka lëshuar një tërheqje masive që prek më...

Chelsea në epërsi ndaj Wolves, shënon Malo Gusto

Skuadra e Chelseat ka shënuar golin e epërsisë ndaj...

Lumir Abdixhiku: Fushata mbyllet sot, por rrugëtimi ynë vazhdon – Dritë do të ketë!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Nuk po dihet a është duke kandiduar për kryetar komune apo për kryeministër, por fjalimi i Faton Pecit në tubimin përmbyllës më shumë ka të bëj me tema nacionale e akuza të pabazuara sesa plane e projekte për qytetarët e Mitrovicës së Jugut.

Në një pjesë të fjalimit të tij, Peci foli për tema si ndikimi i Rusisë e Serbisë dhe akuza të pabaza ndaj kundërshtarëve politikë për bashkëpunim me Listën Serbe e kryeterroristin Milan Radojçiq.

Ajo që shokoi më shumë ishte krahasimi që e bëri mes Isa Boletinit e Albin Kurtit.

“Ujmanin donin ta ndanin me Serbinë. Të gatshëm për çdo kompromis me Serbinë e Rusinë, por ata nuk janë të gatshëm që Kosova të ketë qeveri. Nuk kanë probleme me Radojçiqin dhe Listën Serbe, por problemet i paskan me Albin Kurtin. Prezenca e Kurtit në Mitrovicë interpretohet ndryshe, sidomos kohët e fundit dhe kjo shihet me fort xhelozi, sepse Mitrovica ka qenë fushë beteja e ndikimit të forcave të errëta të Serbisë e Rusisë, e betejën të cilën me 1903 kundër vendosjes së konsullit rus në Mitrovicë Isa Boletini e nisi, Albin Kurti suksesshëm e bitisi”, tha Peci./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz