Mendimi për motin – 7.11.2025
Intervale me diell po parashihen fillimisht ditën e diel, mirëpo gjatë mbrëmjes sërish të reshura shiu përfshinë vendin. Temperaturat shënojnë një rritje deri në 15C. Më shumë vransira e të reshura shiu parashihen edhe për ditën e hënë, që vazhdojnë me kalimin në ditën e martë.
Vransirat largohen ditën e martë, kur mund të ketë intervale me diell. Vransirat dominojnë përgjatë ditës së mërkurë, me ç’rast edhe temperaturat maksimale zbresin deri në 10C, e ato minimale nga 8C e 9C, zbresin në 4C. Erëra juglindore frynë ditën e diel, të lehta dhe mesatare 2-7m/s, e nga dita e hënë ndryshojnë drejtimin në veriore e verilindore.