back to top
Saturday, November 8, 2025
BallinaLajmeSkandaloze | Zyrtari i VV-së, Hysamedin Feraj, krahason Albin Kurtin me Allahun...

Skandaloze | Zyrtari i VV-së, Hysamedin Feraj, krahason Albin Kurtin me Allahun – kërkon bindje të verbër ndaj kandidatëve të partisë

Të ngjajshme

Xhaka e Sunderlandi ndalin Arsenalin në minutat e fundit

Sunderlandi në krye me kapitenin e tyre Granit Xhaka...

Pas disa kohësh mungesë, Britney Spears rikthehet në rrjete sociale

Këngëtarja Britney Spears, 43 vjeç, rikthehet në Instagram vetëm...

Gjykata Themelore në Gjakovë vendos: 30 ditë paraburgim për Astrit Isufin

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit...

Tornado godet Brazilin jugor, raportohet për të vdekur dhe qindra të lënduar

Pamjet e filmuara me dron tregojnë shkatërrime të mëdha...

Një deklaratë e zyrtarit të njohur të Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, ka shkaktuar reagime në rrjete sociale, pas një krahasimi tejet të diskutueshëm që ai ka bërë në një postim publik lidhur me sjelljen e votuesve të partisë në zgjedhje.

Në shënimin e tij, Feraj ka përshkruar një bisedë “teologjike” mes dy votuesve të VV-së, ku krahasoi votuesit që mbështesin Albin Kurtin në nivel qendror, por jo kandidatët e partisë në nivel lokal, me besimtarë që mohojnë profetët apo figurat e shenjta të fesë, transmeton lajmi.net.

Feraj shkruan:

“Njëri: e votoj Albinin në nivel Kosove, por jo kandidatin që ai më propozon për nivelin lokal.
Tjetri: si muslimani që thotë ‘e besoj Allahun, por jo të dërguarin e tij në tokë, profetin Muhamed a.s.’, ose i krishteri që thotë ‘e besoj Atin, por jo birin (Krishtin).’”

Krahasimi i Ferajt është interpretuar nga shumë komentues si barazim i Albin Kurtit me figurat hyjnore, përkatësisht me Allahun apo Jezusin, duke e cilësuar këtë si një shprehje të kultit të individit brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Përveç kësaj, mesazhi i Ferajt shihet si thirrje për bindje të plotë politike, ku ai nënkupton se votuesit e VV-së duhet të votojnë çdo kandidat që propozohet nga Kurti, pa vënë në dyshim cilësinë apo përfaqësimin e tij lokal./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz