Kim Kardashian ka ndezur Instagramin me disa fotografi joshëse nga pushimet e saj në Karaibe, ku shoqërohej nga motrat Khloe, Kendall dhe Kylie. Në imazhet e publikuara, ylli 45-vjeçar shihet duke pozuar mbi shkëmbinj të mbuluar me myshk të lagësht, duke veshur një kostum banje të bardhë dhe një fund transparent, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, bukuria e fotografive u shoqërua me shqetësime nga fansat. Shumë prej tyre e cilësuan vendin si “të rrezikshëm” për shkak të sipërfaqes së rrëshqitshme. “Mos ec mbi shkëmbinj me myshk!”, shkroi një ndjekës, ndërsa një tjetër paralajmëroi: “Ki kujdes, Kimmy!”.


Ndërkohë, yjet Lindsay Lohan, Amy Schumer dhe Khloe Kardashian treguan mbështetje duke pëlqyer postimin.
Fotografitë dolën në Instagram vetëm pak orë para se Kim të merrte rezultatet e provimit të jurisprudencës në Kaliforni, një hap i rëndësishëm drejt realizimit të ëndrrës për t’u bërë avokate, si babai i saj i ndjerë, Robert Kardashian, shkruan DailyMail. Provimi është i njohur për vështirësinë e tij dhe përfshin pyetje me zgjedhje, ese dhe teste performance.
Kjo periudhë intensive vjen ndërsa Kim vazhdon të jetë aktive publikisht, duke reaguar edhe ndaj politikave të emigracionit të Donald Trump, të cilat i ka cilësuar “çnjerëzore”.