back to top
Saturday, November 8, 2025
BallinaLajmeKurti: Pas balotazhit do të merremi me votat për Konjufcën si mandatar...

Kurti: Pas balotazhit do të merremi me votat për Konjufcën si mandatar për kryeministër

Të ngjajshme

Përurohet stadiumi në Prishtinën e Re, Përparim Rama: Nuk ndalemi

Është përuruar stadiumi i ri modern i Prishtinës së...

Shqipëria bllokon 25 ton misër me aflatoksinë që vinte nga Serbia

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka bllokuar në Shkodër një...

​Më 19 nëntor fillon gjyqi për tragjedinë në Koçan

Këtë pasdite në Koçan të Maqedonisë së Veriut, do...

Përfundon aksioni i kërkim-shpëtimit në Bresalc të Gjilanit, policia jep detaje

Ka përfunduar me sukses aksioni i kërkim-shpëtimit i zhvilluar...

“Takimi sekret LDK-PDK”, reagon Lushaku: Aktivizim i makinerisë së propagandës të VV-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka...

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje të premten nga Gjakova ka folur edhe për procesin e krijimit të qeverisë së re, e cila po ndodh gati me 9 muaj vonesë.

Kurti ka përmendur dështimin e tij për të marrë 61 vota në përpjekjen e parë për krijimin e Qeverisë Kurti III dhe ka thënë se për këtë arsye kanë mandatuar Glauk Konjufcën si mandatar të ri.

Megjithatë Kurti ka treguar se me çështjen e Konjufcës si mandatar dhe me sigurimin e votave për të do të merren pasi të përfundojë gara e balotazhit, e në të cilën LVV është e përfshirë në disa komuna, në veçanti Mitrovicën e Jugut ku Kurti është i fokusuar jashtëzakonisht shumë.

“Meqë unë s’i mora 61 votat e nevojshme, dhamë edhe propozimin tjetër pa vonesë, dhe me këtë do të merremi menjëherë pas balotazhit”, ka thënë Kurti në Gjakovë.

Deri tani asnjë prej partive të ish-opozitës s’kanë dhënë sinjale se mund ta votojnë Konjufcën për kryeministër dhe kanë kërkuar shkuarjen në zgjedhje si e vetmja zgjidhje. Konjufca ka pas mandatimit nga presidentja kishte deklaruar se duan qeveri kalimtare pa koalicione për ta votuar buxhetin, planin e rritjes së BE-së, dhe buxhetin e RTK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz