back to top
Sunday, November 9, 2025
BallinaBotëUkraina: Mbi 1.400 afrikanë po luftojnë përkrah Rusisë

Ukraina: Mbi 1.400 afrikanë po luftojnë përkrah Rusisë

Të ngjajshme

Hyseni inkurajon qytetarët ta shprehin vullnetin e tyre përmes votës

Kandidati i LVV-së njëherit kryetari aktual i Gjilanit Alban...

Kurti fton qytetarët të votojnë për 4 vjetët e ardhshme

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Ky është linku ku mund të ndiqen statistikat për pjesëmarrje dhe më pas për rezultate

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun ku mund...

Mbi 1.400 qytetarë nga mbi 30 shtete afrikane po luftojnë përkrah forcave ruse në Ukrainë. Kështu tha të premten ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha.

Zyrtarët ukrainas thonë se Rusia ka bërë përpjekje për ta forcuar ushtrinë në luftën kundër vendit fqinj, duke rekrutuar luftëtarë nga vende të ndryshme, shpesh përmes mashtrimit.

Sybiha tha se Rusia po josh afrikanë për të nënshkruar kontrata që i përshkroi si “barasvlershme me një dënim me vdekje”, dhe u bëri thirrje qeverive afrikane t’i paralajmërojnë qytetarët e vet.

“Shtetasit e huaj në ushtrinë ruse kanë fat të errët”, shkroi ai në X. “Shumica e tyre dërgohen menjëherë në ato që quhen ‘sulme mishngrënëse’, ku vriten shpejt”.

Afrika e Jugut tha të enjten se do të hetojë sesi 17 shtetas të saj u bashkuan me forcat mercenare, pasi këta burra kishin dërguar thirrje për ndihmë, për t’u rikthyer në shtëpi.

Dhe, Kenia tha muajin e kaluar se disa nga shtetasit e saj ishin ndaluar në kampe ushtarake nëpër Rusi, pasi pavetëdijshëm u përfshinë në konflikt.

Sybiha tha se numri i përgjithshëm i rekrutëve afrikanë mund të jetë më i madh se 1.436 të identifikuarit, që vijnë nga 36 vende, dhe se shumica e mercenarëve të huaj në duart e Ukrainës ishin kapur gjatë misionit të tyre të parë ushtarak.

Ai tha se Ukraina do të japë të dhëna më të hollësishme për vendet dhe rajonet, nga të cilat Rusia ka rekrutuar trupa./Rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz