back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajme“Fuqia e opozitës matet në Mitrovicë dhe Prishtinë”, Valon Syla për zgjedhjet...

“Fuqia e opozitës matet në Mitrovicë dhe Prishtinë”, Valon Syla për zgjedhjet lokale

Të ngjajshme

​Inspektorët në terren për kontrollin e çmimeve të derivateve

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të...

Chivu dhe Interi së bashku edhe për shumë vite

Interi ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin rumun...

Rashford mund të rikthehet te Man Utd, Barcelona sheh alternativa tjera

Sulmuesi anglez Marcus Rashford mund të rikthehet te Manchester...

Sonte në Pressing është duke u diskutuar  për balotazhin e së dielës dhe zhvillimet që lidhen me qeverinë.

Pjesë e këtij debati është edhe gazetari Valon Syla. Ky i fundit ka deklaruar se njerëzit e qeverisë kanë fokus kryesor në komunën e Mitrovicës.

Ai ka thënë edhe se, njerëzit e VV’së e dinë që rezultati atje është i ngushtë.

‘’Dihet që në këto zgjedhje fokusi kryesor i qeverisë i njerëzve që s’po duan me ra e me zhdryp prej xhipave, është një koncentrim i madh në Mitrovicë, që do të thotë komplet njerëzit e Prishtinës nivelit qendror të VV, prej Kurti e të poshtë janë bajtë në Mitrovicë. Pra është një presion i madh në Mitrovicë që po shihet prej VV’së, dhe Albin Kurti veç që s’po flen atje.  Po e dinë që rezultati është i ngushtë’’, ka deklaruar Syla.

Tutje i njëjti ka thënë edhe se fuqia e partive të ish-opozitës do të varet nga rezultati në Prishtinë edhe në Mitrovicë.

‘’ Në Prishtinë, po e shoh një demoralizim te VV-ja prej qytetit, koalicionet e nivelit të lartë do të thotë PDK-LDK, dhe mbështetja e individëve të fuqishëm si familja Thaçi, mendoj që është një koncept jo vetëm për Përparim Ramën, por është koncept më i madh i një partneriteti më afatgjatë që reflekton edhe në zgjedhjet nacionale. Fuqia e opozitës, a e ka përnime me rrëzu VV’në apo s’e ka, ka me u matë me Mitrovicë edhe Prishtinë’’, ka thënë ai./GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz