back to top
Saturday, November 8, 2025
BallinaLajmeDhëndri që vrau dy vëllezërit Morina, ishte dënuar me burg rreth 5...

Dhëndri që vrau dy vëllezërit Morina, ishte dënuar me burg rreth 5 muaj më herët për dhunë në familje dhe kanosje

Të ngjajshme

Në derë të shtëpisë e nga duart e dhëndrit u vranë dje dy vëllezërit, Naim dhe Driton Morina.

Driton dhe Naim Morina u vranë nga dhëndri i tyre, Astrit Isufi, ky i fundit u arrestua sot nga Policia e Kosovës pas një operacion të madh kërkimor për të, raporton lajmi.net

Ndërkaq, sot Gjykata Themelore në Prishtinë – Divizioni për Çështje Penale, Dega në Gllogoc, kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Isufi i cili është shpallur fajtor për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

Sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës dhënë për Lajmi.net, pas ngritjes së aktakuzës më 7 prill 2025, dhe pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor më 16 prill 2025, gjykata ka vendosur që ta dënojë të akuzuarin me 154 ditë burgim si dhe me një gjobë prej 800 eurosh.

Gjykata ka përcaktuar që gjoba të paguhet brenda 90 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit, ndërsa në rast mosshlyerjeje ajo do të zëvendësohet me burgim, duke llogaritur 20 euro për një ditë burgimi.

Koha e kaluar në paraburgim, që nga 6 prilli 2025, do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar. Me aktvendim të veçantë, të akuzuarit Astrit Isufi i është caktuar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.

Ndërkohë, mbrojtësi i të akuzuarit ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Familjarë të shumtë sot mblidhen për t’u dhënë lamtumirën e fundit vëllezërve Morina të cilët erdhën në Kosovë për të mbajtur të pamet e babait. Detaje shtesë në lidhej me këtë rast do të publikohen gjatë ditëve në vazhdim.

Astrit Isufi tanimë është i arrestuar dhe gjendet në QKUK, ku po merr trajtim për plagët në  pjesën e abdomenit./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz