BallinaLajme“Jam nën përcjellje të disa personave” – Policia fillon të trajtoj pretendimet...

“Jam nën përcjellje të disa personave” – Policia fillon të trajtoj pretendimet e Faton Pecit

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

“Jam nën përcjellje të disa personave”, është një pretendim i kandidatit të VV-së për Mitrovicë së Jugut, Faton Peci.

Këtë pretendim e ka thënë disa herë në paraqitjet mediatike. Të njëjtën e përsëriti edhe mbrëmë, transmeton lajmi.net.

“Unë tash kam vërejtur kohëve të fundit, në Mitrovicë se jam nën përcjellje të disa personave, të cilët çdo lëvizje timen e monitorojnë. Disa prej miqve të mi po thonë se janë të njëjtit persona e njëjtë që kanë tentuar të hyjnë dhunshëm dhe me pistoleta në brezë në zyrët e VV-së, janë po të njëjtit persona që Mitrovica prindërit e tyre i njeh si bandita”, tha ai ndër të tjera në ATV mbrëmë.

Në lidhje me këto pretendime të Pecit, lajmi.net ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë të Jugut.

Në një përgjigje të shkurtër, Prokuroria ka konfirmuar që Policia është duke i trajtuar këto pretendime.

“Njoftoheni se këto pretendime janë duke u trajtuar nga policia”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës së Jugut.

Këto pretendime të Pecit, të pa argumentuara, po bëhen kur kanë mbetur edhe dy ditë deri në balotazh, ku ai për kundërkandidat e ka Arian Tahirin e PDK-së./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz