Dy vëllezërit Morina të cilët u vranë dje në derën e shtëpisë së tyre nga dhëndri, Astrit Isufi do të varrosen sot.
Naim dhe Driton Morinës do t’u jepet sot lamtumira e fundit.
Familjarët kanë njoftuar se varrimi i tyre do të bëhet sot në ora 16:00.
Ngjarja e djeshme ka tronditur gjithë vendin. Në Gollubovc të Malishevës u dëgjuan të shtëna me armë zjarri ku vdiqën dy persona, e pak më vonë u kuptua se dorasi ishte burri i motrës së tyre.
Lajmi.net raportoi dje se Isufi ishte i njohur për organet e rendit pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht gruan e tij edhe më parë, madje ai kishte aktakuzë për dhunë në familje dhe kanosje.
Ai ishte burgosur, por më pas ishte liruar vendim ky për të cilin nuk pati ende asnjë sqarim nga Gjykata.
Astrit Isufi u arratis dje, por u arrit që të arrestohet mëngjesin e sotëm në një shtëpi të pabanuar derisa u soll më pas në QKUK si i plagosur ku edhe po merr trajtimin e nevojshëm./Lajmi.net/
