back to top
Friday, November 7, 2025
BallinaLajmeAstrit Isufi i shtrirë në QKUK, po ruhet nën masa të rrepta...

Astrit Isufi i shtrirë në QKUK, po ruhet nën masa të rrepta sigurie (Video)

Të ngjajshme

Prezantohet një projekt i madh për Fushë-Kosovën

Kandidati për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, ka prezantuar...

Varroset në vendlindje studentja nga Gjakova që vdiq para dy ditësh në Tetovë

Sot në qytetin e Gjakovës është varrosur Daorsa Spahija,...

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në fshatin Gollubovc të Malishevës, Astrit Isufi nga Sankoci i Drenasit, ndodhet i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe po ruhet nën masa të rrepta sigurie.

Emergjenca e QKUK-së është mbushur me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët po kujdesen për sigurinë e të dyshuarit gjatë trajtimit mjekësor, transmeton IndeksOnline.

Sipas burimeve brenda QKUK-së, gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme, ndonëse ai ka disa plagë nga arma e zjarrit.

Policia ka konfirmuar se pas arrestimit në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Plloqicë të Malishevës, Isufi është transportuar fillimisht në urgjencën e Malishevës, e më pas në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

Në komunikatën zyrtare të Policisë së Kosovës thuhet se në vendin e krimit, në Gollubovc, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, çka ngre dyshime se në momentin e vrasjes ka pasur të shtëna nga të dyja palët.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes po vazhdojnë në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 nëntor, kur dy vëllezërit Naim dhe Driton Morina mbetën të vrarë, ndërsa i dyshuari ndodhej në arrati deri në arrestimin e sotëm./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz