back to top
Friday, November 7, 2025
BallinaShowBizIshin “pikë e pesë” para pak ditësh, aktorët shfaqen befasisht bashkë dhe...

Ishin “pikë e pesë” para pak ditësh, aktorët shfaqen befasisht bashkë dhe të buzëqeshur

Të ngjajshme

David Harbour dhe Millie Bobby Brown mbërritën së bashku në premierën e sezonit të 5-të të Stranger Things në Los Angeles të enjten, më 6 nëntor.

Të dy aktorët qeshën dhe u përqafuan në tapetin e kuq ndërsa mbërritën, dhe pozuan për foto së bashku.

Brown, 21 vjeç, luan rolin e Eleven në serial, ndërsa Harbour, 50 vjeç, luan rolin e Jim Hopper, i cili e adopton atë.

Përqafimi i tyre publik pasoi një raport të Daily Mail të 1 nëntorit në lidhje me padinë e Brown kundër kolegut Harbour, e cila thuhet se përmbante “faqe e faqe me akuza”.

“Millie Bobby Brown ngriti një padi për ngacmim dhe abuzim përpara se të fillonin xhirimet e sezonit të fundit. Hetimi zgjati me muaj të tërë”, tha një burim për Daily Mail./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz