Njësitë e DHTN-Pejë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Pejë, kanë kryer bastisje në pronat e tre të dyshuarve meshkuj kosovarë në Drenoc dhe Isniq.
Aty janë gjetur dhe sekuestruar: 161.9 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, një armë AK 47, një armë e gjatë gjysmë automatike, një pushkë ajrore (jofunksionale) dy granata dore, 236 fishekë kalibrash të ndryshëm, pjesë dhe pajisje optike për armë, dy bajoneta, 2 peshore elektrike për matjen e narkotikëve, qese të ndryshme për paketim të narkotikëve, 3 telefona celularë etj.
Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy nga ta janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/