back to top
Friday, November 7, 2025
BallinaLajmeTë gjitha detajet që dihen deri tani për vrasjen e dyfishtë në...

Të gjitha detajet që dihen deri tani për vrasjen e dyfishtë në Gollubovc të Malishevës

Të ngjajshme

Ndahen 640 mijë euro për Qendrën strehimore për gratë e dhunuara në veri

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar...

Rikthehet Rrahmani dhe ftohet Maloku: Foda publikon listën e Kosovës për nëntorin

Kombëtarja e Kosovës ka zbuluar sot listën e futbollistëve...

Franco Foda publikon listën e futbollistëve për dy ndeshjet e nëntorit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka publikuar...

Franco Foda zbulon listën për ndeshjet historike të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka zbuluar listën e futbollistëve për...

Më 6 nëntor në fshatin Gollubovc të Malishevës, Naim Morina, 45 vjeç, dhe Driton Morina, 32 vjeç, dyshohet se u vranë nga dhëndri i tyre, Astrit Isufi, nga një fshat i komunës së Drenasit, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Klankosova.tv ka mësuar gjatë së enjtes se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, kur i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë bashkëshorten e tij, pas të pameve për babanë e tyre të ndjerë.

Pas disa minutash, sipas burimeve të redaksisë, dyshohet se ai është rikthyer dhe ka hapur zjarr, duke i lënë të vdekur dy vëllezërit, njëri në vendin e ngjarjes, derisa tjetri nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve sa ishte rrugës për në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë.

Në momentin kritik, siç thanë burimet, gruaja e të dyshuarit (motra e viktimave) dhe vajza e tyre kanë qenë në veturë, duke parë gjithë ngjarjen.

Po ashtu, Klan Kosova ka mësuar se viktimat, dy vëllezërit Morina i kishin kërkuar motrës së tyre të ndahej nga bashkëshorti, në këtë rast nga i dyshuari Astrit Isufi.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për Klankosova.tv se rasti është regjistruar si vrasje e dyfishtë.

“Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, ka deklaruar Elezaj.

Sipas informacioneve, në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri, ndërsa policia ka kryer bastisje në një autosallon me emrin ‘Astriti’, në rrugën Komoran–Carralevë, që dyshohet se i përket të arratisurit.

Klankosova.tv po ashtu siguroi informacione sipas të cilave Astrit Isufi është një emër i njohur për organet e rendit. Ai më herët ishte dyshuar për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

Ndaj tij, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë, ndërsa Isufi kishte qëndruar për disa muaj në paraburgim. Ende nuk dihet saktësisht kur i është ndërprerë masa e sigurisë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se të gjitha njësitë e nevojshme të policisë ndodhen në terren dhe po mblidhen provat e para në vendin e ngjarjes.

Vërejtje:

Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz