back to top
Friday, November 7, 2025
BallinaLajmeKuvendi i Shqipërisë miraton projektligjin për barazinë gjinore

Kuvendi i Shqipërisë miraton projektligjin për barazinë gjinore

Të ngjajshme

Goli i Ajzerajt që i solli Dritës fitoren dhe arkën plot me para nga UEFA

Klubi futbollistik Drita nga Gjilani po përjeton një moment...

Udhëheqësit botërorë kritikojnë Trumpin për qëndrimet e tij mbi ndryshimet klimatike

Presidenti amerikan, Donald Trump u ‘sulmua’ të enjten, ndërsa...

HISTORIKE! Drita fiton ndeshjen e parë në garat evropiane, triumfon në Irlandë

Ekipi nga qyteti i Gjilanit, Drita ka shkruar historinë. Drita...

Me 77 vota pro dhe 36 kundër është miratuar në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend projektligji i shumë diskutuar e kundërshtuar për barazinë.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme përfaqësues të komuniteteve fetare, protestuan para Kuvendit për të kundërshtuar projektligjin për barazinë gjinore, që sipas organizatorit Akil Pano, ky ligj është kriminal dhe kundër familjes.

Me pankarta në duar pro familjes si; “Martesa burrë grua”, “Ka vetëm dy gjini, mashkull femër” , “Nëna është grua”, qytetarët shprehën kundërshtinë ndaj këtij projektligji, që sipas tyre cenon familjen tradicionale shqiptare.

Sipas protestuesve shqetësues është fakti i orientimit i fëmijëve drejt përzgjedhjes seksuale, pasi ata theksojnë disa nene të tij për ideologjizimin e fëmijëve, duke ndryshuar dhe transformuar kurrikulat shkollore.

Ndërkohë, me 77 vota është rrëzuar kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj. Me këtë votim ndërpritet edhe procedura për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz