back to top
Friday, November 7, 2025
BallinaLajmeBuxheti i Prishtinës | Përplasen Rama e Çeku: “Mirë të paska msu...

Buxheti i Prishtinës | Përplasen Rama e Çeku: “Mirë të paska msu Dejona me fol”

Të ngjajshme

Goli i Ajzerajt që i solli Dritës fitoren dhe arkën plot me para nga UEFA

Klubi futbollistik Drita nga Gjilani po përjeton një moment...

Udhëheqësit botërorë kritikojnë Trumpin për qëndrimet e tij mbi ndryshimet klimatike

Presidenti amerikan, Donald Trump u ‘sulmua’ të enjten, ndërsa...

HISTORIKE! Drita fiton ndeshjen e parë në garat evropiane, triumfon në Irlandë

Ekipi nga qyteti i Gjilanit, Drita ka shkruar historinë. Drita...

Ka filluar debati final mes dy kandidatëve të Prishtinës, Përparim Ramës (LDK) dhe Hajrulla Çeku (VV) në “Debat Plus”.

Çështja e parë që i ka përplasur dy kandidatët ka qenë çështja e buxhetit të vitit 2025 për Prishtinën, transmeton lajmi.net.

Më poshtë keni një pjesë të debatit:

PËRPARIM RAMA: Asambleja e Prishtinës e ka kaluar buxhetin brenda afateve ligjore. Derisa e kemi dërguar me shkresë kërkesën tek Ministria e Financave me 17 dhjetor, e kanë neglizhuar, e kanë pasur deri me 31 janar që ta fusin në votim buxhetit të kryeqytetit, por nuk e kanë bërë. Pra, tash kryeqyteti punon pa buxhet të aprovum.

E kemi parë para disa ditëve, kryeministrin në detyrë, që vendos vet si tha ai, kur, cilat komuna e meritojnë buxhetin e cilat jo, nuk kam çka flas më tepër. Shihet qartë që Prishtina është e bllokuar qëllimisht.

HAJRULLA ÇEKU: Komuna nuk e ka miratuar buxhetin sipas afateve ligjore, që është data 30 shtator. Unë e kam udhëhequr një organizatë buxhetore dhe ende jam në detyrë dhe i di afatet. Komuna e ka miratuar tek me datën 9 dhjetor. Pastaj u janë dashur 10 ditë me e dërgu tek ministria e Financave. Kjo e ka bërë të pamundur përfshirjen në Ligjin e Buxhetit, i cili është miratu me 22 nëntor, sepse Parlamenti ka qenë në përfundim, ne kemi qenë duke shkuar në zgjedhje. Përveç Prishtinës, edhe Gjilani e Zubin Potoku janë vonuar me miratim të buxhetit. Nëse do të ishte tendencioze, pse do e kishim bllokuar Gjilanin? Shumë është mirë me qenë serioz dhe korrekt, me referenca ligjore, me të dhëna konkrete.

PËRPARIM RAMA: Mirë e paska mësu Dejona me fol. Po, raporti tregon që keni pasur kohë deri më 31 janar për me e kry këtë punë. Deri me 31 janar e kanë pasur Parlamentin dhe kanë mundur të kryejnë. Këto çka flet Çeku është humbje kohe sepse vet Albini ka treguar se bënë çka do vetë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz