back to top
Thursday, November 6, 2025
BallinaLajmeKurti si “instruktor” i balotazhit: Votoni në mëngjes se pasdite ju vijnë...

Kurti si “instruktor” i balotazhit: Votoni në mëngjes se pasdite ju vijnë mysafirë, në vendvotim shikimin lartë

Të ngjajshme

Izraeli kryen sulme në jug të Libanit

Izraeli ka sulmuar caqe të Hezbollahut në jug të...

Rrahmani dhe Krasniqi startojnë nga fillimi në Ligën e Konferencës

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Ermal Krasniqi, do të...

Xhaka tregon takimin e parë me Artetan dhe si e bindi të qëndroj te Arsenali

Të shtunën, Granit Xhaka i cili është pjesë e...

Shqiptarët kërkojnë vende të rezervuara në parlamentin e Malit të Zi

Nik Gjeloshaj, zëvendëskryeministër i Qeverisë së Malit të Zi...

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, sot ka folur në një tubim me përkrahës në Gjilan, në prag të balotazhit të 9 nëntorit. Kurti ka kërkuar nga të pranishmit që të dalin dhe të votojnë në mëngjes herët, meqë sipas Kurtit në kulturën e shqiptarëve është që të shkojnë mysafir diku pasdite.

“Pasdite vjen naj mysfir, e merreni me mend nëse s’keni votuar paradite, duhet me nejt me mysafirin”, ka thënë Kurti, duke kërkuar që të votohet paradite.

Ai ka thënë që s’është turp që të pyetet mysafiri para se të hyjë brenda se a ka votuar.

Kreu i VV-së ka pasur sugjerime edhe për atë se si duhet të sillen kur të shkojnë në qendër të votimit.

“Kur të shkoni në vendvotim është më thjeshtë, kësaj radhe e keni një fletëvotim me dy emra. Emri i parë, 105, VV, është Alban Hyseni. Kur te shihni fletëvotimin, shkimin lartë, drejt tek rreshti i parë. S’keni pse shikoni teposhtë”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz