Deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka ftuar mitrovicasit për një takim sonte në odën e tij, pas një deklarate të deputetes Hykmete Bajrami.
Ai thotë se në takim do të jetë i pranishëm edhe Faton Peci.
“Pas deklaratë skandaloze të deputetes Hykmete Bajrami, e cila pati guxim të thotë se veriu duhet të kthehet në pikën ku e ka lënë Edita Tahiri dhe tha se duhet të kthehen gjyqtarët, prokurorët dhe serbët e udhëhequr nga Vuçiqi dhe Radojçiqi…”, thotë Bahtiri në këtë thirrje dhe vazhdon:
“…prandaj e shoh të arsyeshme që të ftoj sonte, e enjte me datë 6 nëntor në orën 21:00 në odën time, në një takim mobilizues, të gjithë ju, qe ta dëshmojmë se Lugina e Ibrit nuk kthehet kurrë prapa”, thotë ai.