Pas raportimeve në media se mund të ishte i sëmurë dhe i pamundur të merrte pjesë në debatin e sotëm televiziv, kryetari aktual i Prishtinës dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për një mandat të dytë, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e debatit përballë kandidatit të Vetëvendosjes, Hajrullah Çeku.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka njoftuar shkurtimisht ndjekësit e tij. “Shihemi sonte në Debat Plus.”
Debati pritet të zhvillohet në orët e mbrëmjes në televizionin Dukagjini, ku dy kandidatët do të ballafaqohen për herë të parë gjatë kësaj fushate elektorale, duke diskutuar për projektet dhe vizionin e tyre për kryeqytetin.
- Advertisement -