BallinaLajmeKryeprokurori: I dyshuari për vrasjen në Malishevë është në arrati, motivet ende...

Kryeprokurori: I dyshuari për vrasjen në Malishevë është në arrati, motivet ende të paqarta

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Golluboc të Malishevës, ku një dhëndër ka vrarë dy vëllezërit e gruas së tij.

Në vendngjarje ndodhen Kryeprokurori dhe prokurori kujdestar, ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë. Hetuesit po punojnë për të mbledhur të dhëna nga vendi i ngjarjes dhe për të siguruar prova.

Kryeprokurori Enis Gashi ka folur për mediat mbi zhvillimet e fundit.

“Kryesi i kësaj vrasjeje është ende në arrati. Së bashku me policinë jemi duke ndërmarrë të gjitha masat që sa më shpejt të identifikohet dhe të sigurohet prezenca e tij. Ajo që mund të them në këtë moment është se kanë raporte familjare, por motivet ende nuk i dimë saktësisht. Pasi të marrim informata më të sakta, do të dalim me një informacion zyrtar,” – tha Gashi.

Autoritetet kanë nisur një operacion për kapjen e të dyshuarit ku aktualisht, Njësia K9 e Policisë së Kosovës është angazhuar në terren për lokalizimin e të dyshuarit, i cili pas ngjarjes është arratisur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz